Mjekja kujdestare: Në Klinikën e Pulmologjisë vetëm katër vende të lira për pacientët me Covid-19

Advertisment

Numri i rasteve me Covid-19 është rritur gjatë ditëve të kaluara në Klinikën e Pulmologjisë.

Deri më tani sipas mjekës kujdestare në dy klinika atë të Pulmologjisë dhe Dermatologjisë janë vetëm katër shtretër të lira.

Reklame

Ajo në një lidhje direkte në edicionin special në Klan Kosova tha se ka pasur lëvizje të madhe të pacientëve.

“ Është e vërtëtë se kemi pasur lëvizje të madhe të pacientëve. Ne sot i kemi pranuar edhe dy pacientë të tjerë. Ne e kemi pranuar një vajzë të re që është lindur në vitin 1982. Ajo me siguri do të rezultojë pozitive me Covid, por mbetet të konfirmohet”.

“Unë krijova panikë se si do t’ia bëjmë asaj vendin. Ajo që pesë ditë ka pasur lodhje dhe probleme me frymëmarrje”.

“Në dy klinika: Në Pulmologji janë 66 shtretër dhe 22 në Dermatologji, kanë mbetur vetëm katër vende të lira”.

Sipas saj edhe në orët e ardhshme të kujdestarit mund të pritet pranimi edhe i pacientëve të ri.