Mjekja shqiptare në Itali mposht COVID-in pas 46 ditëve, ja çka përjetova..

Advertisment

Mjekja shqiptare Romina Selenica që punon në Itali së fundmi ka bërë të ditur se ka qenë e infektuar me Covid-19 prej 46 ditësh. Sot është dita e saj e parë e punës, pas ditëve të vështira në luftë me koronavirusin.

Në një postim në profilin e saj në Facebook ajo shprehet se pavarësisht dhimbjeve ia doli të rikthehet në punë dhe pranë njerëzve të saj të dashur.

Reklame

“Nuk është një ditë e thjeshtë pune, nuk është një e shtunë si çdo tjetër që kam qenë në punë. Është e para e kthimit në rutinën e jetesës time mbas 46 ditësh me Covid-19. Pavarësisht çdo dhimbjeje fizike, psikologjike apo shpirtërore UNË JA DOLA, t’i kthehem pacientëve të mi, të përqafoj njerëzit e mi të dashur, të rishijoj të bukurën liri, vetë jetën!

Ndjesë që nuk kam mundur t’ju kthej përgjigje mesazheve, shpresoj në mirëkuptimin tuaj! Me respekt , Dr. Romina Selenica”, shkruan ajo.

Bluzat e bardha janë personat më të rrezikuar duke qenë në vijën e parë në luftë me këtë virus të padukshëm që po sjell vdekjen e shumë njerëzve.