Mjeku dibran me porosi për qytetarët

Advertisment

Mjeku i njohur dibran dr.Arben Agolli së bashku me stafin e tij i ka rekomanduar qytetarët që gjatë situatës së krizës të rrijnë në shtëpitë e tyre.

“Ne jemi në punë, ju rrini në shtëpi”, porosi doktori i njohur dhe koleget e tij. Ai gjithashtu i ka bërë lutje qytetarëve që të mos hudhin maska gjithandej dhe të jenë të kujdesshëm për ruajtjen e kujdesit dhe pastërsisë.

Reklame

Miq të nderuar, mos i hudhni gjithandej maskat dhe dorëzat, hudhni nëpër shportat për mbeturina sepse kështu kontriboni për të mos u përhapur sëmundja, ju faleminderit, theksoi Agolli. Dibra dhe Qendra e Zh upës gjatë 24 orëve të fundit është në gjendje të jashtëzakonshme dhe se qyteti është mbyllur në karantinë, për shkak të rrezikut, pasi që shumica e pacientëve të prekur nga sëmundja janë nga Dibra. (INA)