Mjeku dibran që punon në Klinikën e Shkupit shkon vullnetar në Dibër

Para disa ditësh komuna e Dibrës dhe shtabi emergjent për KoronaVirusin në Dibër bëri apel që në Dibër të shkojnë më shumë mjek pasi Dibra ka nevojë në këto momente. Kësaj thirrjeje i është përgjigjur menjëherë anasteziologu me prejardhje nga Dibra Albert Lleshi që po punon në Klinikën e Shkupit.

Ja cfarë shkruan ai në Facebook:

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Si mjek ndjeva obligim moral dhe për atë u lajmerova si mjek-vullnetar në Dibër, qytet prej ku dhe jam me prejardhje dhe qyteti ku u regjistruar edhe vatra e parë e Covid19 në vend. Jam i gatshëm që me dituritë dhe aftesitë e mija ti ndihmoj të gjithë pacientët që kanë nevojë për trajtim në ventilator mekanik, përkatësisht trajtimin e pacientëve me gjendje më kritike.

Dr. Albert Lleshi, udhëheqësi i Qendrës Urgjente Kirurgjikale Shkup, specjalist i anestezionit reanimacionit dhe mjekimit intenziv.