Mjeku egjiptian që mjekon të varfërit pa pages (VIDEO)

Advertisment

Personi në foto quhet Muhammed Mashali, por të gjithë e quajnë “mjeku i varfër”. Jeton dhe ushtron aktivitetin e tij si mjek në Egjipt. U diplomua në vitin 1967 në mjekësi me mesatare 9.9 dhe ishte nga ekselentët.

Ai ka 50 vjet që mjekon të varfrit falas në klinikën e tij e cila ndodhet në qytetin Tanta. Dhe nuk mjafton me kaq, ata të cilët nuk kanë mundësi të blejnë as medikamentet, mjeku zemërgjerë u jep nga paratë e tij. Pacientët të cilët mund ta përballojnë ekzaminimin, ai u mer më pak se 1 dollar.

Reklame

Radha e njerëzve pranë klinikës së tij nuk mbaron, ai punon nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 7 në mbrëmje. Mjeku është mbi 80 vjeç dhe nuk ka as makinë e as telefon. Ai ecën në këmbë për çdo ditë.

Kur një sheik mori vesh për këtë mjek, i dhuroi një makinë dhe një shumë parash, por pas një viti sheiku mori vesh se doktori paratë ua kishte shpërndarë pacientëve të varfër ndërsa makinën e kishte shitur për të rinovuar pajisjet e klinikës së tij.

Kur e pyetën se pse vepron kështu, mjeku u përgjigj: Im atë ka qenë një njeri jo i pasur dhe mjekësia kushtonte shumë. Kur e shikoja babanë që stërmundohej gjatë gjithë kohës për të paguar shpenzimet e mia, u betova me veten se kurrë nuk do tu merja para pacientëve të varfër.