Mjeku krahason shifrat: Sëmundjet e tjera vräsin më shumë se Covid19 (VIDEO)

Advertisment

Sëmundjet e tjera vrasin më shumë se Covid. Ndërsa interpreton shifrat e infektimeve me Covid, epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë për Tv Klan se nisur nga të dhënat e vitit 2019, vdekjet nga Covid në ditë janë minimale.

“Dinamika normale e popullatës shqiptare flasim për 2019 në mesatare vdekshmëria është 59.7 persona në ditë. Covid po shkakton një mesatare prej 4 vdekjesh në ditë”.

Reklame

Mjeku heq një paralelizëm me gripin në Britaninë e Madhe, ku gripi sezonal vret 5 fish më shumë se Covid-19.

“Problemtika e Covid-19 ka rënë nën nivelin e gripit sezonal atje dhe kjo për më shumë se 7 javë”.

Alimehmeti thotë se Covid është shumë herë më i rrezikshëm për moshat mbi 50 vjeç.

“Është shumë i rrezikshëm për njerëzit mbi 50 vjeç dhe sa më shkon mosha për lart, aq më i rrezikshëm bëhet në mënyrë eksponenciale. Në moshën 80-90 vjeç është disa herë më i rrezikshëm sesa gripi”.

Duke e krahasuar Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, epidemiologu thotë se vetëm pas disa javësh kurba e infektimeve mund të pësojë ulje.

“Maqedonia e Veriut është në rënie, të shpresojmë se po shohim të njëjtat shifra përditë. Ndoshta jemi shumë afër majës së valës dhe duhet të fillojmë një rënie pas pak javësh”.

Sipas specialistëve, në muajt Shkurt dhe Mars virusi ishte më agresiv dhe shkaktonte më shumë vdekje, ndërsa tashmë është më infektues./Tv Klan