Mjeku maqedonas krahasohet me Mulla Sulën, u martua me nuse 39 vjet më të re (Foto)

Velo Markovski është mjek i njohur nga Shkupi, i cili edhe më i njohur u bë me qëndrimet e tij për epideminë e Koronavirusit.

Mirëpo ditëve të fundit ai është bë i njohur edhe falë bashkëshortes 39 vjet më të re, Evgenija, transmeton Gazeta Lajm. Për këtë arsye, Markovski ka filluar të krahasohet edhe me ish kryetarin e BFI-së, Sulejman Rexhepi, i cili u martua me një vajzë 40 vjet më të re.

Reklame

Për dallim prej Rexhepit, Markovski me bashkëshorten e tij tashmë kanë një djalë të vogël. Ndryshe Markovski është bashkëshorti i ish deputetes së VMRO-DPMNE-së nga Kumanova, Gjulistana Jumerovska Markovska.