Mjeku nga Durrësi rezulton me koronavirus

Një prej personave të prekur nga koronavirusi është dhe mjeku i spitalit në Durrës që i shërbeu 73 vjeçares që humbi jetën, vi ktima e parë nga ky virus në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë tha se pas testimit të kampionit të parë të 50 mjekëve dhe infermierëve në spitalin e Durrësit të cilët rezultuan negativë,

ISHP ka vazhduar me gjurmimin e kontakteve, marrjen dhe testimin e mostrave të reja të stafit mjekësor në Spitalin Rajonal Durrës.

 

Në bazë të rezultateve që tashmë kanë dalë, nga kampioni i dytë i mostrave të marra, 39 mostra të mjekëve, infermierëve dhe pacientëve, vetëm 1 mjek rezulton pozitiv, i cili nuk ka simptoma, aktualisht është i vetëizoluar dhe po hulumtohet më tej.
Gjithsej janë kryer 89 testime në spitalin e Durrësit.