Mjeku shqiptar flet nga Franca: Situata është alarmante, vetëm ky ilaç po del efikas kundër Koronavirusit

Mjeku Erion Dobi, i cili prej 12 vitesh punon në Francë dhe aktualisht është në linjën e dytë të luftës me koronavirusin, në një intervistë për Ora News thotë se trajtimi i vetëm që ka dhënë rezultat deri më tani është ai me klorokinë, ilaçi që është përdorur kundër malaries ose për sëmundjet reumatizmale.

Ai për Ora News tha:

“Trajtimi më efikas që mendohet se ka rezultate është ai i paraqitur nga ekipi i Profesor Doktor Didier Raoult në Marsejë, trajtim me klorokinë, trajtim që në rastin e rutinës përdoret ose si trajtim antimalarje ose në rastin e sëmundjeve reaumatizmale, në doza më të ulëta. Është mbështetur në një studim kinez. Me këtë trajtim arriti të ulë ngarkesën virale nga 20 ditë në 6 ditë.

Në krye të 6 ditëve personat nuk janë më të infektuar, ngarkesa virale është ose e zhdukur ose në titra shumë të ulët. Pacientët infektojnë më pak personat e tjerë dhe ka më pak shanse të shkojnë në komplikacione të mundshme siç janë pneumonitë.Periudha e inkubacionit nuk është 14 ditë por mund të shkojë në 20 ditë.” – tha Dobi.