Mjeku shqiptar jep lajmin e keq: Pandemia mund të zgjasë deri në tre vite

Advertisment

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, ka folur në lidhje me shtimin e rasteve me koronavirus gjatë javëve të fundit në vend.

I ftuar në emisionin “Hipokrati” në Top Channel, Pipero tha se normaliteti i ri do të jetë me maskë. Sipas tij, pandemia e koronavirusit mund të zgjasë edhe dy apo tre vite të tjera.

Reklame

“Pas relaksimit të masave e dinim që do kishte rritje të rasteve, por është përtej pritshmërive tona, por nuk menduam që do ishim të pakujdesshëm kaq sa jemi. Por duke qenë se është rritur ekspozimi pra njerëzit që takohen me njëri tjetrin, aktivitetet, ka shtuar numrin e kontakteve, atyre që infektohen dhe sëmuren”, tha ai.