Mjeku shqiptar në Gjermani: Menaxhimi i pandemisë në Ballkan është jashtë kontrollit

Advertisment

Mjeku kardiolog me punë në Gjermani, Fahri Beqa marrë parasysh numrin e lartë të të infektuarve në Kosovë jep vërejtje për menaxhimin e pandemisë në vendin tonë.
“Ka shumë faktorë që kanë ndikuar në këtë rritje të numrit. Faktorët janë në të dy anët, si nga ana e popullatës, si nga ana e institucioneve të cilat si duket nuk janë duke arritur ta menaxhojnë si duhet situatën në aspektin e zvogëlimit të rasteve të reja dhe po ashtu menaxhimin e rasteve që tashmë janë me koronavirus dhe janë duke e zhvilluar sëmundjen për shkak se kohëve të fundit është rritur edhe numri i të vde*kurve” tha Beqa.

“Tash jemi në një situatë kur numri i rasteve është rrit numri i vde*kjeve është rritur ndërkohë kapaciteti i klinikave nuk është ai që duhet të jetë dhe kemi një menaxhim i cili është totalisht joadekuat dhe më falni ndoshta nuk dëshiroj të bëjë panik por ndoshta është totalisht jashtë kontrollit” theksoi Beqa.
Kardiologu Beqa vlerëson se më e keqja që mund të ndodh në Kosovë është infektimi i personelit mjekësor.

Reklame

“Nga personeli shëndetësor pastaj përhapet direkt tek grupet e rrez*ikuara për shkak se janë pacientët ata të cilët kërkojnë ndihmë në urgjenca të klinikave dhe janë pacientët kronikë që kanë nevojë për personelin shëndetësor dhe nëse personeli shëndetësor janë bartës të sëmundjes edhe ata të cilët nuk kanë simptoma e bartin sëmundjen direkt tek të sëmurët kronikë dhe pastaj vjen deri te zhvillimi i sëmundjes” tha ai.

“Kolegët janë ata që më së paku kanë faj në këtë situatë pasi po e kryejnë punën e tyre profesionale brenda mundësive që u ofrohen” theksoi ai.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike deri më tani janë 6917 të infektuar me Covid-19, prej tyre 3753 të shëruar.