Mjeku shqiptar në Itali: Coronavirusi përhapet më shumë me anë të prekjes se sa ajrit

Në një lidhje me ‘skype’ nga Milano në Albert Troci, mjek kirurg në Itali dha informacionet më të fundit rreth situatës së krijuar në Itali, ku vetëm sot u shënuar 168 vdekje.

Ai theksoi se rasti i qytezës së Kodonjës në Itali, vend ku u diagnostikua pacienti zero, që pasoi me shumë të tjerë në efekt zinxhir dhe rasti i Kinës, vendi i origjinës së COVID-19, ku masat qenë drastike, duke futur në karantinë miliona njerëz, vërtetoi faktin se izolimi dhe kufizimi i lëvizjeve është faktori kryesor për të shmangur përhapjen e virusit.

Reklame

Raiffesien Bank brenda artikujve
Z. Troci theksoi se ky virus, përhapet më shpejt me anë të prekjes se sa frymës, ndaj është shumë e rëndësishme larja e shpeshtë dhe e vazhdueshme e duarve.

“Në këtë moment në Lombardi janë krijuar disa spitale për coronavirus, ndërsa spitalet për qytetarë e tjerë është tentuar të mbahen të pastër, ndërkohë që shumë të tjera trajtojnë vetëm persona me COVID-19. Kjo sëmundje transmetohet me piklat e pështymës. Për mjekët që merren me këta pacientë, maskat duhet të jenë specifike. Është më e rëndësishme prekja, ambienti se sa ajri në përhapjen e këtij virusi”, tha ai./euronews