Mjeku shqiptar në SHBA: Kam frikë kur shkoj në shtëpi për familjen, ndërrohem në garazh

Mjeku kardiolog Sulejman Çele në një intervistë në Ora News nga New York, u shpreh se ka frikë në përballjen me Covid-19.

I veshur me veshjen speciale, ai u shpreh se ka frikë edhe për familjen kur shkon në shtëpi, duke u ndërruar në garazh.

Sulejman Çele: Po kemi frikë, pasi frika është një ndjenjë humane, është e vërtetë që frikë kemi të gjithë. Do të bëjmë ç’është e mundur për pacientët. Siç e shihni tani jam me uniformë dhe po mbrohem siç e kërkojnë të gjitha standardet, por kemi frikë, por edhe kujdes me pacientët. Kujdesi kurrë nuk është i tepruar, pastërtia higjiena. Kam frikë kur shkoj në shtëpi, për familjen, ndërrohem në garazh, bëj dush, që të mbrohem./Ora news/