Mjeku tetovar Kujtim Xhelili pjesë e ekipit që realizoi transplantin e zemrës (foto)

Advertisment
HTML Image as link

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar, se në Maqedoninë e Veriut, sot në orët e hershme të mëngjesit është kryer transplantimin e dytë i zemrës.

“Në ora 3 e 33 minuta të mëngjesit, te mashkulli 27-vjeçar rrahu zemra, e re e donuar! Ky është transplantimi i dytë i zemrës në historinë e shtetit, në Klinikën e Kardiokirugjisë”, tha Filipçe.

Reklame

Ka uruar kolegët dhe ka falënderuar tërë ekipin, të cilët, “tërë natën punuan pa u lodhur”.
“Ky është një sukses i madh i shëndetësisë së Maqedonisë, i cili nuk do të ishte i mundur pa pajtimin për donimin e organit nga familja e pacientes së re e cila shumë herët e humbi jetë. Jam krenar me kolegët e mi!”, shkroi Filipçe në Facebook.

Pjesë e ekipit të kardiokirurgëve që si herën e parë në fund të muajit maj 2020 edhe kësaj here kryen këtë transplantim që rezultoi me sukses, duke kthyer në jetë djaloshin 27 vjeçar ishte edhe mjeku nga fshati Përshefcë-Tetovë doktor Kujtim Xhelili, informon portali “tetova1”.

Kujtimi është një ndër emrat e më të njohur në kardiokirurgi në vendit tonë që me punën dhe përkushtimin e tyre, kanë bërë që, kardiologjia të merr hovin, dhe me këtë t`iu japin një siguri më të madhe dhe më të fortë gjithë atyre që vuajnë nga këto sëmundje.

Kardiokirurgi Kujtim Xhelili, edhe pse i ri në moshë, megjithatë ia arriti që për herë të dytë të bëhet pjesë e kësaj historie të bukur në Maqedoni.

E mira e gjithë kësaj është se, me punën që bënë kardiokirurgi Kujtim Xhelili dhe pjesatjetër e ekipit të kardiokirurgëve që bënë transplantimin e zemrës, hapën një kapitull të ri në sferën e transplantologjisë, kapitull ky, që thellon edhe më tej besimin e pacientëve në duart e arta të kardiokirurgëve të vendit tonë, me theks të veçantë, kardiokirurgëve shqiptarë, që ndjekin hapat e doktor Omer Xhemailit./tetova1/