Mjerë të rinjtë, o me politikë, o merr valixhet për në Gjermani

Advertisment

Muhamer Pajaziti

Shumica e të rinjve sot në Maqedoni janë të pa punë, pa asete pa ndonjë siguri për planifikimin e familjeve të tyre, pa ndonjë ardhme. Ata ëndërrojnë për një makinë të re, brendin e ri të smart telefonave, garderobën e markave të fundit, por kur zgjohen e kanë të vështirë të gjejnë paratë për një makiato apo expresso.

Reklame

Një pjesë e vogël arrijnë ti plotësojnë disa kërkesa përmes familjarëve të tyre në Zvicër a Gjermani, e të tjerët e shajnë për cdo ditë këtë shtetë i cili punon vetëm për politikanët e korruptuarr.

Por, nuk i kanë vetëm këto shqetësime, të rinjtë dhe të gjithë qytetarët përballen edhe me mugesë të shërbimeve cilësore, qoftë në shendëtësi, arsim e sfera tjera.
Disa harxhojnë buxhetin e fundit të familjeve të tyre, e fund përfundojnë si kamarier apo në ndonjë furrë të bukës.

Shumica merren me politikë sepse e kanë vënë re se libreza partiake vlen më shumë se diploma dhe se politika i ka mësuar gabimishtë se më lehtë është të mashtrosh e përmes politikës së vjedhësh sa të mundesh se sa të rropatesh duke punuar.
Sot akush më nuk ja dinë vlerën punës me djers e me dije, të gjithë duan ta mësojnë zanatin e politikës për të bërë vila, vetura luksoze, prona e pasuri, dashnore, e gjithcka tjetër.

O me politikë, o merr valixhet për në Gjermani. Dhe faktkeqësisht kjo e fundit po na ndodhë, një pjesë e madhe e të rinjve kohëve të fundit kanë marrë një vizë pune dhe kanë filluar një jetë të re në Mynhen, Hambur, Berlin e gjithandej.

Janë të vetëdijshëm se nuk fitojnë shumë, por të paktën kanë një sigurim të shëndetësor, shkollim të mirë për fëmijët, dhe të ardhura të mjaftueshme për të jetuar me dinjitet.

Zori i madh i detyroi dhe i detyron të largohen, nganjëherë sduan tia dinë më për këtë vend, por thellë në brendinë e shpirtit e kujtojnë vendlindjen, lagjet ku e kanë kaluar fëmijërinë e tyre, presin dhe shprësojnë se një ditë do të bëhet mirë.

Politikanët në anën tjetër shpikin mashtrime dhe gënjeshtra për të marrë e ca vota, për ta vazhduar avazin e vjetër. Ky shtet po shkon drejtë falimentimit, po shlyen borxhe me borxhe të reja dhe po mbetet pa resurse njerëzore. (INA)