“Moj Shqipni mos thuj marova”, Haradinaj ia thotë sërish këngës (VIDEO)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është parë sërish në një ndejë duke kënduar këngë me motive patriotike.

Ish-komandanti i UÇK-së, është dashamirës i folklorit dhe në dhjetëra raste ka qenë edhe protagonist i ndejave duke kënduar.Kësaj here Haradinaj ka kënduar këngën “Moj Shqipni mos thuj marova” të rapsodit të njohur Dervish Shaqa.