Moldavja u mas akrua 11 herë me thi ka para syve të nënës e motrës nga shqiptari

38

Pas 45 ditësh agoni dhe gjashtë ndërhyrjeve kirurgjikale, 33-vjeçarja moldave Aliona Oleinic e cila u go dit me thi kë nga shqiptari Roland Bushi ka ndërruar jetë.

33-vjeçarja u sul mua më 3 shtator nga Roland Bushi, 27 vjeç, ky i fundit tashmë ndodhet në bu rg pasi aku zohet për vr asje.

Aliona Oleinic i ishte nënshtruar dy ndërhyrjeve delikate dhe të gjata në spitalin Chieti pas njëmbëdhjetë pla gëve me thi kë që i kishte shkaktuar i riu shqiptar në banesën saj, në 3 shtatorin e kaluar, para syve të nënës dhe motrës. Pas ndërhyrjes së fundit, rreth fillimit të tetorit, gjendja e Alionas ishte përkeqësuar, aq shumë sa që ajo kishte kaluar një gjendje kome.

Ndërkohë shqiptari kishte rrëfyer në Polici se kishte go ditur me thi kë moldaven pasi kjo e fundit e kishte refuzuar. Shqiptari, i cili është në burg në Chieti, ka punuar një ditë si murator pa kontratë dhe i pranoi gabimet e tij, por tha se ai nuk kishte shkuar në shtëpinë e gruas së re për ta vr arë, por që të fliste me të. Por ajo nuk donte.

27-vjeçari tha se e kishte shkuar atë mëngjes në shtëpinë e vajzës, sepse ajo nuk i ishte përgjigjur në telefon me ditë të tëra dhe i kishte injoruar mesazhet e tij në mediat sociale.

Sipas rrëfimit të djalit, të martën në mëngjesin e 3 shtatorit, para se të shkonte në punë ai do të kishte vendosur të shkonte në shtëpinë e Alionës. I gjendur sërish përballë refuzimit të gruas së re për të folur me të, ai vendosi të ngjitej mbi portë dhe të hynte brenda për ta vr arë.

Marrë nga IlMattino.it