Momente nga varimi i gruas nga Maqedonia në Brechia të Italis (foto)

Sot në portalin tetova1 u publikua një lajm i marë nga portali “shtegu.com” se një grua nga Maqedonia ka ndëruar jetë në Itali dhe 9 ditë ka qëndruar pa varosur. Reagimet e lexuesve ishin shumë të mëdha dhe na akuzonin së bëhet fjalë për lajm të pavërtet kështu që ne u detyruam ta tërheqim lajmin.
Mirëpo falë lexuesve që jetojnë në Itali që na kanë konktatuar, në vazhdim ju përcjellim foto (video mund te gjeni nese klikoni ne adresen nga fotoja me poshtë) nga varimi i të ndjerës që është bërë dje në varezat në Brescia.

“Brescia, funerali i zonjës myslimane të Maqedonisë që kishte qëndruar në shtëpi për një javë pa varrosur. Faleminderit të gjitha autoriteteve bashkëpunuese.
Faleminderit Qendra kulturore islamike e Brescia
UCOII – Unioni i Komuniteteve Islame të Italisë, thuhet në videon e publikuar.

Në vazhdim edhe një herë e publikojm lajmin që e fshijm nga portali pas reagimeve të shumta të lexuesve.

Për nëntë ditë me radhë zgjati tragjedia e një familjeje verimaqedonase që nuk mund ta varroste bashkëshorten dhe nënën e saj, e cila vdiq nga koronavirusi më 18 mars në qytezën Pizioni, në krahinën italiane të Brescia.
Tragjedia më e madhe ishte se aty nuk ka varreza myslimane, ka mësuar 24Info, transmeton Shtegu.com.

Bashkëshorti dhe dy vajzat e të ndjerës ishin mbërthyer në një labirinth byrokratik dhe gjatë gjithë kohës kanë qëndruar me arkivolin në shtëpi, i cili ishte mbyllur hermetikisht për shkak të koronavirusit dhe për shkak të rregullave të rrepta shëndetësore ata nuk kanë mundur as ta transportojnë kufomën në Maqedoninë e Veriut.

Situata e çuditshme u bë publike pasi Jasin Lafram, presidenti i Unionit të Komuniteteve Islame të Italisë, lëshoi alarmin.

Unioni tashmë është aktivizuar ditët e fundit, duke kërkuar ndërhyrjen e qeverisë për të lehtësuar varrosjen e myslimanëve të vdekur në varrezat ekzistuese islamike, edhe nëse ato vijnë nga provinca ose rajone të tjera.

“Ngjarja është e jashtëzakonshme. Kjo për faktin se Pizoni nuk ka zonë varrosjeje myslimane, e të cilën e ka Brescia, por e cila është e shfrytëzueshme vetëm për myslimanët që jetojnë në qytet dhe nuk autorizon varrosje tëtjera. Unë jam i tronditur nga ky lajm dhe shpresoj që autoritetet do të gjejnë një mënyrë për ta lejuar këtë grua të varroset me dinjitet sa më shpejt të jetë e mundur. Situata e vështirë në të cilën gjendemi dhe ajo që ne të gjithë po e përjetojmë, nuk duhet të jetë një arsye për ta lënë pas dore humanizmin që është në themel të shoqërisë sonë”, tha Lafram.

Sidoqoftë, agonia e familjes mbaroi ditën e djeshme me varrosjen e përkohshme të gruas.
Meqenëse Brescia refuzoi të kryente funeralin, autoritetet lokale, megjithatë, siguruan një copë truall për varrosjen e përkohshme të gruas, e cila do të merr një lamtumirë dinjitoze kur të kalojë gjendja e jashtëzakonshme dhe të gjendet një zgjidhje e përshtatshme.