Momente të vështira për Ronaldon, nëna lufton për jetën (VIDEO)

68

Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka marrë një lajm të keq.

Nëna e tij është duke luftuar për jetën, pasi iu është rishfaqur kanceri, njofton Klan Kosova.

Dolores Aveiro mundi kancerin e gjirit pasi u diagnostikua me sëmundjen në vitin 2007.

Së fundmi ajo ishte në një udhëtim në Itali për të festuar ditëlindjen e 34 të djalit të saj dhe e mbështeti atë në luftën kundër akuzave për përdhunim. Ndërsa tash ka folur për probleme të reja shëndetësore.

Dolores i tha një stacioni televiziv portugez në një intervistë: “Unë kam qenë operuar në një tjetër gji në Madrid, kam pasur radioterapi dhe tani po luftoj për jetën time”.