Sulmuesi i Barcelonës, Kun Aguero e la fushën në minutën e 40’të takimit me Alaves, pasi kishte probleme me frymëmarrje.
Aguero u largua me barelë, pasi mjekët vendosën që ai të mos vazhdojë lojën, shkruan Reporteri.
Në media raportohet se tani gjendja e tij është stabile, por se gjatë vrapimit ai u përcoll me probleme të frymëmarrjes.
Tashmë në media dhe rrjete sociale po qarkullon edhe videon kur sulmuesi argjentinas shtrihet në fushë në momentin që i ndalohet frymëmarrja.








