Momenti kur Angelina Jolie dërgohet me nxitim në strehën e bombave gjatë vizitës në Ukrainë

Aktorja e njohur Angelina Jolie u dërgua me shpejtësi në një strehë të bombave gjatë vizitës së saj në Lviv në Ukrainën e goditur nga lufta.

Pamjet e momentit tregojnë 46 vjeçaren duke ecur me shpejtësi drejt një vendi më të sigurt.

Reklame

Në video, të postuar në Twitter, një sirenë e sulmit ajror mund të dëgjohet në prapavijë, ndërsa aktorja e filmit “Mr & Mrs Smith” nxiton drejt vendit të sigurt, raporton media britanike Express.co.uk.

Një person në ekipin e aktores mund të dëgjohej duke i thënë personit që filmonte: “Të lutem, jo më”.

Angelina Jolie duhej të dërgohej me urgjencë në një strehë për bomba pasi sirenat e sulmit ajror shpërthyen në Lviv./arbresh.info/