Momenti kur Mourinho absolutisht çmendet pasi asistenti i thotë se Sterling e kishte një të verdhë (VIDEO)

Advertisment

Ndeshja Tottenham-Man City ishte thjesht e jashtëzakonshme.

Spurs regjistroi një fitore 2-0, por kjo nuk është as fillimi i stories, transmeton Periskopi.

Reklame

Pika e parë diskutuese erdhi në minutën e 12-të kur Raheem Sterling është dashur të ishte përjashtuar me të kuq, pas një ndërhyrje të rëndë në Dele Allin.

Jose Mourinho mbeti i irrituar nga skenat.

Por pak para pushimit, ndeshja u shëndrrua në kaos të vërtetë.

Tottenham Hotspur v Manchester City – Premier League

Sergio Aguero u pengua nga Serge Aurier në zonë. Loja vazhdoi për dy minuta, para se Mike Deanit t’i thuhej nga VAR se duhet ta akordojë penalltinë, pavarësisht se topi nuk kishte dalë jashtë vijave.

Ilkay Gundogan pastaj nuk qëlloi cakun, me Hugo Llorisin që priti goditjen e tij.

Raheem Sterling ishte i pari që reagoi nga topi i kthyer dhe u rrëzua pas ndërhyrjes së Lloris.

Mirëpo, Dean dhe VAR nuk akorduan penallti në atë që u duk se ishte simulim.

A duhej t’i tregohej kartoni i dytë i verdhë Sterlingut?

Nga vija teknike, Mourinho kishte harruar se anësori i Cityt tashmë kishte një të verdhë.

Ishte asistenti i tij, Joao Sacramento, ai që ia kujtoi se Sterlingu tashmë ishte ndëshkuar një herë dhe është dashur të përjashtohej pas atij rasti.

Ky lajm e çmendi portugezin. Shikoni reagimin e tij më poshtë. /Periskopi.com/