Morena i reagon Ramës: Po ta them se, ke bërë më shumë armiqë sesa kundërshtarë

AdvertismentCustom Text

Në krah Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mohoj ndihmën e parë që pranuan nga Forcat Speciale të Kosovës në 26 nëntor kur Shqipëria u godit nga tërmeti tragjik. Forcat nga Kosova mbërritën në Thumanë ende pa lindur dielli por siduket nuk janë parë nga Rama, i cili u shpreh se ndihma e parë iu erdhi nga Serbia.

Me këtë rast kjo deklaratë u bë virale në rrjet dhe së fundi, ka rënë në syrin e artistes, Morena Taraku, e cila e revultuar ka shkruar në InstaStory duke iu drejtuar Edi Ramës.

ReklameCustom Text

Modelja shqiptare, thuajse gjithmonë ka qëndruar jashtë politikës, pavarësisht situatave, por deklarata e fundit e kryeministrit Edi Rama, me sa shihet e ka prekur, ja çfarë ka shkruar ajo.