Morena Taraku drejt Shqipërisë për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti

28

Edhe Morena do t’iu bashkohet vullnetarëve që po ndihmojnë banorët në Shqipëri.

#

Morena Taraku këto ditë u ka dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti, ndërsa tani do t’i vizitojë nga afër, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja, përmes një videoje në Instagram të realizuar në aeroportin e Stambollit, ka bërë të ditur se është nisur për në Shqipëri.

Për ndryshe, ditë më parë, Morena publikoi edhe disa pako të ndihmave që i kishte nisur për familjet në Shqipëri. /Lajmi.net/