Mos keni frikë: PDSH ka vetëm një deputet, por vlen sa të gjithë

Advertisment

Arben Idrizi
Kanë provuar me dhjetra raste, por nuk kanë patur sukses të më detryrojnë të zbrapsem, aq më pak të frikësohem sepse ata që më mjohin mirë, e dijnë fort mirë se unë kokën mbrapa se kthej sepse nuk kam frikë për arsye se askujt si kam borxh.

Erdhi një moment interesant dhe i paimagjinueshem për mua dhe jo që më detyruan, aq më pak më frikësuan, por lejova të dukej se më detyruan e frikësuan sepse ishim pranë një beteje të rëndë politike dhe duhej shmangur edhe më të voglin incident sepse armiqtë tanë këtë e donin, por edhe ishte në interesin tim të dukej ashtu si dëshironin ata të cilët menduan se fituan.

Reklame

Tani, ju që “fituat” dhe menduat se do zhdukni PDSH-në nga faqja e dheut, ta dini se ky ishte një truk i vetë PDSH-së sepse PDSH është pasqyrë për të mbrojtur interesin kombëtar dhe duhej parë çdo fytyrë të secilit prej jush.

Është e vërtetë se PDSH ka vetëm një deputet, por ky NJË, vlen sa të gjithë deputetët dhe në fund fare ne do ngritemi shpejtë dhe do rikthehemi në krye të betejës historike për kombin tonë ndërsa ju do jetoni me turp.
Mos keni frikë.