Mos merrni më borxh karikuese, ja çfarë kanë zbuluar hakerat

33
#

Të gjithë kemi qenë aty. Celularit ose tabletit po i mbaron bateria dhe ti e ke harruar karikuesin në shtëpi. Nuk bën dëm nëse merr borxh një të tillë nga një pasagjer tjetër në aeroport apo në recepsionin e hotelit… apo jo?!

“Në 2019, kjo përbën një gabim shumë të madh”, shprehen ekspertët e sigurisë kibernetike. “Ka disa gjëra në jetë që nuk mund t’i marrësh borxh” shprehet Charles Henderson nga IMB security.

Javën e kaluar, në Konferencën e hakerave të mbajtur në Las Vegas, një haker me nofkën “MG” prezantoi një karikues Iphone që e kishte modifikuar.

Pasi e lidhi me një kompiuter, ai u fut direkt në IP-në e tij dhe e mori në zotërim atë. Hakeri sipërmarrës tha se kishte një numër të konsiderueshëm karikuesish të tillë që po i shiste me 200 dollarë copën.

Gjithsesi, duhet evidentuar fakti se karikuesit me virus nuk janë përhapur masivisht akoma dhe për momentin pjesa më kritike që lidhet me çështjet e sigurisë janë portat e USB-ve që përdoren për karikim nëpër aeroporte dhe ambiente të tjera publike.