Mos përdorni ar më gjatë dasmave, thonë nga policia e Tetovës

69
#

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë (SPB Tetovë) ka bërë një njoftim për qytetarët dhe banorët e rajonit të Pollogut në lidhje me kri sjet me ar më zja rri si festë për dasmat.

Dasmat në Pollog nga mesi i qershorit e deri në fund të muajit gusht duhet të shpeshtohen, duke e pasur parasysh edhe ardhjen e mërgimtarëve nga vendet e Evropës.

“Në të kaluarën, në këtë periudhë janë organizuar një numër i madh i dasmave dhe gëzimeve tjera familjare. Këto festa janë karakterizuar me prishjen e rendit dhe qetësisë publike, duke përdorur ar më zja rri apo edhe festë me fishekzj arre.

Rezultat i këtyre festave shpesh kanë qenë lëndimet trupore apo dëmtime materiale në rrethin ku janë përdorur ar më zjarri” thonë nga SPB Tetovë.

 

Nga atje gjithashtu përkujtojnë se për prishjen e rendit dhe qetësisë publike vijojnë dënime prej 200 deri 500 euro, në kundërvlerë me denarë. /Telegrafi/