Mos qëndroni në grupe 4 – 5 persona nëpër mëhalla, policia do ju arrestoj

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut Venko Felipce ka thënë se nga sot polica ka marrë urdhër që mos lejoj grupime të njerëzve nëpër mëhalla apo kudo nëpër fshatra apo qytete.

Policia do ketë për detyrë ti shpërndajë dhe tu tregojë se duhet të rrinë në shtëpi ndërsa nëse ka kundërshtim për këtë nga grupet e njerëzve nuk përjashtohet mundësia edhe të arrestohen. Ministri i Shëndetësisë ka porositur që të qëndrohet në shtëpi.