Mos të bëhet marrëveshje Kosovë-Serbi pa marë pëlqimin e familjeve të dëshmorëve!

Advertisment

Demë Shehu

Para se të ratifikohet marrëveshja përfundimtare në mes të Kosovës dhe serbisë, është detyrim dhe e ndershme që draft marrëveshja së pari t’iu dergohet Familjeve të Dëshmorëve dhe nëse e japin aminin këto Familje të Shenjta, atëherë mbarë populli do të dakordohet.
Firmëtarët e parë të Marrëveshjes përfundimtare duhet të jenë;

Reklame

Rifat Jashari, Ramush Haradinaj, Kadri veseli, Albin Kurti. Vjosa Osmani.

Pash Zotin dhe Gjakun e Shenjtë të Dëshmorëve, pash vuajtjet dhe sakrificat shekullore të popullit tonë, unifikoni qëndrimet njëherë të vetme, kthejani popullit shpresën dhe besimin, mbrone dinjitetshëm vendin tonë të bukur. Leni bajraktarizmat mënjanë, se të gjithë e dojnë atë Tokë të Shenjtë e cila brez pas brezi është ujitur me Gjakun e Shenjtë të Dëshmorëve.
Zoti iu bekoftë të gjithëve!