Mos u marto pa i bërë këto pyetje

Nëse ti dhe partneri yt jeni bashkë prej kohësh dhe gjërat shkojnë mirë, sigurisht plani i radhës është martesa. Por a jeni të sigurtë që është koha e duhur për hapin e radhës? Jeni mjaftueshëm gati?! Për ta zbuluar këtë, ekspertët thonë t’i bëni partnerit/es dhe vetes 7 pyetje thelbësore që ndikojnë shumë në jetën bashkëshortore. Gati?

“Çfarë do të thotë martesa për ty?”

Reklame

Në kohët e sotme është shumë e rëndësishme të kuptojmë sa rëndësi ka monogamia për personin tjetër. Ndoshta nuk jeni në një linjë mendimesh dhe nëse e kuptoni me vonesë, kostot janë të pashmangshme.

“Cila është filozofia jote për paratë?”

Një nga çështjet që sjell problemet më të mëdha për një çift janë paratë. Kur jeni në një lidhje, nuk e kupton qartë marrëdhënien që partneri ka me paratë, diçka që ndryshon në martesë. E mira është ta pyesni për marrëdhënien e tyre me paratë. Si janë me shpërdorimin, kursimin apo veset e tjera që përfshinë lekët!

“Cilat janë ëndrrat e tua?”

Ju i keni diskutuar pak a shumë, por para një hapi të tillë duhet rithënë. A do ai të jetojë në të njëjtin vend ku do ti? Do të ketë një biznes tijin, por a je dakord me një stil të tillë jetese? Të gjitha këto, kërkojnë diskutim.

“Cili është për ju ekuilibri ideal punë/jetë?”

Disa njerëz janë kaq të dhënë pas punës sa e gjejnë aty lumturinë dhe lënë pas dore partnerin. Kontributi më i madh në lidhje, i bie palës tjetër, por kjo në një martesë shoqërohet me probleme.Bëjeni këtë pyetje për të shmangur konfliktet më pas.

“Ke ndonjë problem me familjen time?”

Kjo mund të jetë një pyetje e vështirë për t’u bërë, madje edhe më e vështirë për t’u përgjigjur, por është mirë ta dini. Nëse ai ka diçka që s’shkon me familjen tuaj, mësojeni tani dhe përpiquni ta rregulloni. Martesa nuk është thjesht bashkim mes dy personash!

“Ke ndonjë detyrim financiar për të shlyer?”

Është bisedë e rëndësishme që duhet bërë. Nëse ju keni ndërmend të bashkoni financat tuaja, është e drejtë për të dyja palët të dinë borxhet apo shpenzimet e njëri tjetrit. Para martese!