Mos ua prekni kafenë, po u ngritën nga kafeja jeni të rënë!

Nga Kreshnik Osmani

Zv. minstrja e shëndetesisë ka dalë në një prononcim në mesditë dhe ka folur per rrezikun e kafeneve duke treguar se shqiptarët nuk shkulen prej kafeneve dhe se nuk e kanë marrë seriozisht virusin e rrezikshem.

Reklame

Mos guxoni t’ua prekni kafenë.

Kafja është jeta e tyre, është vdekja e tyre, është arsyeja më e madhe e ekzistencës. Eshtë vendi ku analizojnë ngjarjet më të rëndësishme në botë. Eshtë vendi ku diskutojne per Trump, per Putin, per Kinen, per Angline, per Koronavirusin, per Soros, Boros, Doros, Grenell, per Venezuelen, per Afriken, per cmimet e naftes ne bote, per rritjen e euros, per uljen e dollarit, per teorite me te famshme konspirative ne bote, Eshte vendi ku nuk lene njeri pa marre neper goje.

Kafja eshte vendi nga ku postojne ne fejsbuk e instagram. Nga aty shperndajne mijera lajke dhe love ne dite. Aty gjuajne per goca e djem te bukur. Aty fejohen, dashurohen, aty ferkohen, aty njihen, aty martohen, aty ngjizen shumë fëmijë, aty ndahen, aty flasin per kreditë, per borxhet dhe per planet se kujt do t’ia fusin ne te ardhmen.

Kafja eshte parajsa ku qetesohen. Eshte resorti ku lumturohen, eshte oazi ku eshte ngjizur lumturia e tyre e kesaj bote dhe e ameshimit. Mos te guxoje njeri t’ua preke kafenete. Po te mos rrinin tere diten ne kafe nuk do te ishim ne nje gjendje te poshter si kjo ku jemi sot. Po te ishim ngritur prej kafes ne do ta kishim shpetuar Shqiperine prej kohesh, dhe do ta kishim cliruar ate prej viruseve dhe bakterieve me te rrezikshme qe po ia marrin frymen asaj, po ia bllokojne mushkerine, po ua vrasin te tashmen dhe ardhmerine. Mos ua prekni kafene.

Ajo eshte ngushellimi i tyre i vetem, edhe ne rast gezimi edhe per “kryt shnoshe”. Po te ishin ngritur prej kafes nuk do te qeveriseshin prej jush. Po u ngriten nga kafeja, jeni te rene.

Dhe, meqe ra fjala. Grua, te lutem ma bej nje kafe!