Mosha e tretë mes sfidave dhe premtimeve

Abuzimi me të moshuarit është një formë dhune që përbën shkelje të të drejtave të njeriut. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i rasteve të abuzimit me të moshuarit parashikohet të rritet sepse shumë vende kanë popullsi me plakje të shpejtë.

Por tek ne me fjalën ‘abuzim’ nënkuptohet mënyra se si mosha e shtyer është lënë pas dore dhe nuk po merren masat për të drejtat e tyre qofshin ato elementare.

SELVER MEMETI – PENSIONIST

“Ka shumë çështje që janë lënë pezull si: pension i ulët, kujdesi ndaj shëndetit tonë, shëndetit mjekësor e në veçanti rikonstruimi i objektit- mendoj se Tetovës i duhet një shtëpi pleqësh me të gjitha kushtet ku do mund të strehohen të gjithë pensionistët, këto mund t’i theksoja si abuzim në ditën ndërkombëtare të abuzimit ndaj të moshuarëve”.

Është parashikuar që deri në vitin 2050, popullsia globale e njerëzve mbi 60-vjeç do të jetë më shumë se dyfish, nga 900 milionë në vitin 2015 në rreth 2 miliardë, me shumicën dërmuese të të moshuarve që jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. /tetova1/