Mosmbajtja e maskave, janë vendosur mbi 20 mijë gjoba

Advertisment

Numri i rasteve të reja të infektuara nuk i bën qytetarët të vetëdijshëm për mbajtjen e maskës. Për rreth dy muaj prej kur maska u bë e detyrueshme në vende të mbyllura dhe publike ku nuk ka distancë, policia ka shqiptuar mbi 22.000 gjoba për mosrespektimin e kësaj mase të detyrueshme.

Masa për mbajtjen pajisjeve mbrojtëse përgjithësisht respektohet në terren. Megjithatë, ka qytetarë që nuk e mbrojnë fytyrën. Policia mund t’i gjobisë deri në 20 euro”

Reklame

Anketë

Po, po, ja. Pse nuk kishit maskë, e keni harruar apo? E harrova.

I kam këtu. – Po pse nuk e ke në fytyrë?

A mendoni se maskë ju mbron mjaftueshëm? – Epo, jo edhe aq. Pse? – Epo, nëse mbrohem unë, të tjerët nuk mbrohen. Mendoj të tjerët nuk mbajnë.

Vetëm në 24 orët e kaluara, policia ka gjobitur 672 persona që nuk mbanin maska.

“Nëse një person lëviz vetëm në ambient të hapur, atëherë nuk ka nevojë të mbajë maskë mbrojtëse. Maska mbrojtëse duhet të mbahet nëse jemi brenda hapësirave të mbyllura, por edhe jashtë nëse nuk kemi distancë sociale, do të thotë nëse nuk ka distancë prej dy metrash- deklaroi Toni Angellovski, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.

Përveç jashtë, ju mund të mos mbani maskë edhe nëse jeni në oborrin tuaj, ose përpara ndërtesës, në makinë, por vetëm me ata me të cilët jetoni. Maska nuk është e detyrueshme edhe nëse merreni me sport.