Mot me diell dhe i ngrohtë deri në 34 gradë, pasdite shi dhe bubullima

Advertisment

Moti në vendin tonë do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite kryesisht në pjesët perëndimore moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të përforcuar.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 12 deri 20, ndërsa ajo e ditës prej 27 deri 34 gradë.

Reklame

UV-indeksi do të jetë 7.

Në Shkup moti me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura e mëngjesit do të bie deri 17, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 34 gradë.

Edhe të dielën në orët e pasdites kryesisht në pjesët e perëndimore do të ketë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Nga e hëna do të ketë mot me diell dhe shumë i ngrohtë.