Mot me diell dhe i ngrohtë deri të mërkurën, nga e enjtja reshje të reja

Mot me diell me rritje të temperaturave ditore do të mbajë edhe dy ditë, ndërsa nga e mërkura pritet rritje e vranësirave. Nën ndikimin e një vale të lagësht të enjten priten reshje të reja, ndërsa në male me borë. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar në drejtim verior, ndërsa temperaturat ditore do të bien për disa gradë.

Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, nesër do të mbajë mot me diell dhe i kthjellët me temperatura të ulëta të mëngjesit të cilat do të lëvizin nga -6 deri -1 gradë. Temperaturat ditore do jenë në rritje dhe do të arrijnë deri 19 gradë.