Mot më i ngrohtë deri të martën, nga dita e mërkurë sërish ftohtë

Advertisment

Mot i thatë dhe me diell me temperatura të larta të ditës priten gjatë ditës së nesërme dhe të hënën paradite, ndërsa nga orët e pasdites sërish vijon periudha e motit kryesisht me vranësira dhe reshje.

Reshje të rrëmbyeshme priten të mërkurën kur do të fryejë erë e përforcuar veriore dhe dukshëm do të bien temperaturat, që sërish do të kushtëzojë në reshje të dëborës, madje edhe në disa vende më të ulëta.

Reklame

Temperaturat maksimale të hënën do të arrijnë deri në 19 gradë Celsius ndërsa të martën deri në 15 gradë. Nga dita e mërkurë do të vijojë rënia drastike e temperaturave maksimale të cilat do të bien në 9 gradë Celsius.