Moti me diell dhe i ngrohtë me temperatura deri 32 gradë

Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira mesatare. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore. Pasdite do të ketë paraqitje të izoluar të reshjeve të shkurtra të shiut dhe bubullima të rralla.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri 17, ndërsa ajo e ditës prej 24 deri 32 gradë Celsius. UV=8.

Reklame

Në Shkup, mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira mesatare dhe me erë mesatare veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 15, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 30 gradë Celsius.