Moti me diell dhe i ngrohtë, temperatura deri 34 gradë

Advertisment

Moti në vend do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite dhe kryesisht në pjesët perëndimore do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 26 deri 34 gradë Celsius.

Edhe në Tetovë dhe rrethinë paradite do kemi mot me diell, gjatë ditës më ngrohtë dhe vranësira të vogla deri në mesatare.

Reklame

Pasdite do të ketë kushte për shi dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 17 gradë Celsius, ndërsa e ditës do të arrijë 32 gradë Celsius.

Deri të shtunën në orët e pasdites do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa do të ketë kushte edhe për paraqitje të izoluar të motit jo stabil. Të dielën kushte për jostabilitet të shkurtër do të ketë në pjesët perëndimore. Temperaturat do të jenë në rritje të dukshme.