Moti me vranësira të ndryshueshme, pasdite shi dhe erë

Advertisment

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite dhe gjatë natës me reshje të shiut, ndërsa do të ketë edhe kushte për bubullima të rralla. Do të fryjë erë mesatare, herë-herë e përforcuar.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri nëntë gradë, ndërsa e ditës prej 11 deri 21 gradë.

Reklame

Në Shkup moti do të jetë me vranësira, pasdite dhe gjatë natës me reshje të shiut, ndërsa do të ketë edhe kushte për bubullima të rralla. Do të fryjë erë mesatare, herë-herë e përforcuar.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri gjashtë gradë, ndërsa e ditës deri 16 gradë.

Të dielën reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 20 l/m2) dhe për shkak të temperaturave të ulëta në male edhe në disa vende të larta ato do të jenë me borë. Gjatë fundjavës do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi verior. Nga e hëna do të ketë stabilizim të motit.