Moti sot, e martë 09 qershorë

Moti paradite në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare. Pasdite në shumë vende moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, ndërsa lokalisht edhe në formë të motit të ligë me bubullima, erë të përforcuar dhe paraqitje të breshrit.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri në 17, ndërsa ajo e ditës prej 22 deri në 30 gradë.

Reklame

Edhe në Tetovë dhe rrethinë paradite moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Në orët e pasdites do të ketë zhvillim të vranësirave jostabile me shi të rrëmbyeshëm dhe erë të përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 13, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 27 gradë Celsius.

Në ditët në vijim moti do të jetë jostabil me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Nesër dhe pasnesër në shumë vende reshjet do të kenë karakter të rrëmbyeshëm në formë të motit të ligë me bubullima, erë të përforcuar dhe paraqitje të izoluar të breshrit.