Moti sot, e mërkurë 14 tetor

Advertisment

Moti në vend do të jetë me diell dhe me vr anësira të vogla deri në mesatare në orët e paradites dhe kryesisht në rajonet malore. Do të fryjë erë mesatare deri në të fuqishme në jugperëndim.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 3 deri në 11, ndërsa e ditës nga 17 deri në 24 gradë.

Reklame

Edhe në Tetovë dhe rrethinë, do të kemi mot të kthjellët me vr anësira të lehta deri në mesatare dhe erë të lehtë deri në mesatare në jugperëndim që do të intensifikohet për një kohë të shkurtër. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 9, ndërsa ajo ditore do të arrijë deri 21 gradë.

Deri të enjten paradite do të ketë stabilizim afatshkurtër të motit. Nën ndikimin e një vale të re të lagësht nga e enjtja gjatë ditës, do të ketë përsëri reshje shiu, të cilat në disa vende do të jetë më të forta. Reshjet e shiut do të vazhdojnë gjatë natës dhe të premten gjatë ditës.