Moti sot, fillon ngritja e temperaturave

Moti në vendin tonë do të jetë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell me vr anësira të vogla deri mesatare. Vetëm në verilindje paradite do të ketë kushte për paraqitje të borës së dobët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor e cila përgjatë Vardarit do të përforcohet. Pasdite vr anësirat do të ulen.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej -9 deri në -2, ndërsa ajo e ditës prej 5 deri në 13 gradë.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Edhe në Tetovë dhe rrethinë moti do jetë me vr anësira mesatare me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në -6, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 10 gradë.

Në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës në pjesët veriore dhe lindore do të ketë paraqitje të borës së dobët të përkohshme. Kushte për borë të dobët do të ketë nesër në verilindje veçanërisht paradite. Pastaj vijon periudhë e motit me diell në të cilin temperaturat do të jenë në rritje.

 

Kështu të premten temperaturat e mëngjesit vetëm në disa vende do të bien nën -10 gradë. Gjatë fundjavës dhe të hënën temperaturat gjatë ditës do të jenë gjithkund mbi zero dhe do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit nëpër lugina.