Moti sot me shi dhe dëborë në vendet malore

Advertisment

Moti paradite në pjesën më të madhe të vendit do të jetë me reshje shiu, ndërsa në zonat malore dëborë. Në orët e pasdites reshjet do të ndalen dhe do të ketë vetëm në pjesët jugore. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar, ndërsa temperatura e ditës dukshëm do të ulet.

Temperatura në mëngjes do të lëvizë nga zero deri 6 gradë, ndërsa ajo ditore nga 2 deri 10 gradë Celsius.

Reklame

Në Shkup paradite moti do të jetë me reshje shiu, të cilat në orët e pasdites do të ndalen. Do të fryjë erë e mesme deri të fortë veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 5, ndërsa ato të ditës do të arrijnë deri 9 gradë Celsius.

Në ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm me rritje të temperaturave të ditës dhe temperatura mesatare, ndërsa të shtunën erë të fortë veriore.