Moti sot në Maqedoni dhe Tetovë

Advertisment

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm dhe jostabil, ndërsa në pjesën më të madhe të vendit do të ketë reshje të shiut dhe stuhi.

Siç njoftojnë nga DHP, temperatura minimale do të jetë prej katër deri 13 gradë celsius ndërsa temperatura maksimale prej 16 deri 24 gradë celsius.

Reklame

Në Tetovë dhe rrethinë moti do të jetë i njëjtë, i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabil dhe me reshje të shiut e stuhi ku temperatura minimale do të jetë nëntë gradë celsius ndërsa temperatura maksimale 22 gradë celsius.