Moti sot në Tetovë dhe Maqedoninë e Veriut

23

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë. Gjithashtu do të fryjë erë e lehtë veriore.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 12 deri 20 gradë Celsius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 28 deri 38 gradë Celsius.

Edhe në Tetovë do të mbaj mot i ngjashëm me temperaturat e mëngjesit që do të lëvizin prej 11 deri 18 gradë Celsius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 26 deri 37 gradë Celsius.

 

Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë stabil, me diell dhe temperatura të larta.