Motra e Qerim Kelmendit me këto fjalë i jep lamtumirën e fundit vëllaut të saj

Advertisment

Motra e Qerim Kelmendit, Lushja, i ka shkruar një shkrim lamtumirës vëllaut të saj, i cili pardje u gjet pa shenja jete dhe i djegur në fshatin Zahaq të Pejës.

Ajo ka publikuar në llogarinë e saj në Facebook, një fotografi me të ndjerin dhe arkivolin e mbështjeullur me flamurin kuq e zi.

Reklame

“Shpirtmadhi në nata e fundit. Në shtëpinë e ndërtuar me mund…”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, trupi i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi, është gjetur pa shenja jete dhe i djegur në veturën e tij, të enjten në orët e para të mëngjesit.

Për privimin e tij nga jeta, familjarët po e drejtojnë gishtin nga shërbimet sekrete serbe.

Ata i kanë hedhur poshtë dyshimet se Qerimi mund të ketë qenë dëshmitar i Gjykatës Speciale.

Për rastin ka reaguar edhe Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Albin Kurti dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj.