Mourinho: Informacionet për Shkëndijën i kam marrë nga Pandevi

Advertisment

Sonte Shkëndija e Tetovës dhe Tottenham do të përballen midis tyre, në ndeshjen e vlefshme për turin e tretë në Europa League.

Në prag të kësaj sfide, trajneri i “Spursave”, Jose Mourinho doli në një konferencë për shtyp ku foli për sfidën ndaj Shkëndijës.
Tekniku portugez u shpreh se informacionet rreth ekipit tetovar i ka marrë nga ish lojtari i tij te Interi, Goran Pandev, i cili e njeh mjaftë mirë ekipin shqiptar ( Ish-futbollisti i Interit ka në pronësi, Akademia Pandev, ekip i cili u ndesh javën e kaluar me Shkëndijën e Tetovës).

Reklame

Sipas Mourinhos, Shkëndija është në një nivel me skuadrën bullgare, Lokomotiva Plovdiv, me të cilët Tottenhami u ndesh në turin e dytë të Europa League. Në atë ndeshje “Spursat” fituan me shumë vështirës me rezultatin 2:1.

“I kemi analizuar dhe kishim një analist të mirë. Unë kam thirrur ish-lojtarin tim, Pandevin, pasi është pronar i ekipit që luajti së fundmi me Shkëndijën. E njoh stadiumin, kam luajtur në atë stadium finalen e Superkupës së Europës. Do të thosha se është në nivel të ngjashëm të me bullgarët e Lokomotiva Plovdiv. Ne jemi më të mirë, por duhet të shënojmë gola që të jemi më të mirë se ata. Në Plovdiv të gjithë e dimë se nuk bëmë një ndeshje të keqe, pasi mendojë se kishim një ndeshje pozitive. Mirëpo ishte vështirë dhe shpresojmë që nesër të jemi në nivelin e duhur” – tha Jose Mourinho.

Ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Tottenhamit luhet sonte duke filluar nga ora 20:00 në stadiumin “Todor Proeski”.