Mozzik dhe Kida shfaqen së bashku, zbulohet data e lansimit të këngës

Advertisment

Rep-artisti i njohur shqiptar, Mozzik, kohë më parë ka paralajmëruar bashkëpunime të ndryshme në albumin e tij.

Njëri prej tyre ka qenë me këngëtaren, Orhidea Latifi, e njohur ndryshe për publikun shqiptar si Kida.

Reklame

Gjatë ditës së sotme (e shtunë), reperi përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka ndarë një imazh me bukuroshen brune.

Ata janë shfaqur dorë për dorë, derisa vërehet çartë se është fotografi e shkrepur gjatë xhirimeve të klipit.

“PP, 3 korrik 2020”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.

Ndërkaq, ditë më parë pasi kishte zbuluar titujt e albumit, kënga mes dyshes mbante titullin “Kerkun”.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që dyshja vijnë me bashkëpunim, para katër vite dyshja ishin bërë bashkë në këngën “Premtimet”.