Mozzik i emocionuar: Kam parë shumë vuajtje në Shqipëri (VIDEO)

38

Tani në Klan Kosova, keni mundësi të ndiqni emisionin special të “Nd’rrimit të Natës” me Alaudin Hamitin, për mbledhje fondesh në Shqipëri.

#

Në studio janë Arbër Hajdari nga Fundjavë Ndryshe dhe reperi Mozzik i cili i emocionuar foli për atë që ka parë në Shqipëri një ditë pas tërmetit.

Artisti udhëtoi drejt shtetit shqiptar për të parë nga afër situatën dhe për të ndihmuar njerëzit të cilët kishin nevojë.

Ai tha se ka parë shumë vuajtje, ankth dhe panik në Durrës – vendi që dikur ishte krejtësisht ndryshe.

Theksojmë se Mozzik vazhdimisht ka bërë postime për Shqipërinë duke treguar ndihmën që e ka bërë ndaj njerëzve që kishin mbetur pa çati./Prive.al