Mozzik mesazh politikanëve: Mos i leni mo njerzt për shqetsime t’vogla me shku Maqedoni n’sistinë

Mozzik ka një kërkesë për politikanët në prag të zgjedhjeve.

Reperi ka publikuar një postim në “Facebook” duke shkruar disa probleme bazë të vendit tonë dhe iu kërkon politikanëve të bëjnë zgjidhje për to, shkruan lajmi.net.

Reklame

Ndër të tjera në postim, ai shkruan ndërtoni institucionet me njerëz të ndershëm.

Postimi i plotë i tij:

“Aman zaman qe thojme na shqiptarte !
Nuk e di cila parti , cilli politikan/e , cilla qeveri do fitoj zgjedhjet e radhës .
Po mundësonjani popullit tonë fillimisht shëndetsinë,mos i leni mo njerzt me kapercy kufinin për shqetësime të vogla me shku Maqedoni n’sistinë.

Ndërtojeni arsimin , mos i leni studentat me diploma e mastera me bajt smoka n’super marketa . Ndërtoni institucionet me njerëz të ndershëm NDËRTOJENI se kurrë ma llugë ska qenë ! I ceka shpejt e shpejt disa tema qe nuk janë e nuk kan qenë kurrë në rregull , se me i cek të gjitha duhet kohë.

Suksese të gjithëve ! Partive,deputetëve së Republikës së Kosovës

Të Dua Kosovë ! ” Një burr shteti është ai që mendon për gjeneratat e ardhshme , kurse një politikan është ai që mendon për zgjedhjet e ardhshme ” ( e huazuar ).”

Rikujtojmë se, Mozzik është simpatizant i Partisë Demokratike të Kosovës.